KreuCelebrity

Blake Lively e quan ‘fitore të madhe’ marrëveshjen me Justin Baldoni, por pala tjetër thotë krejt të kundërtën

Blake Lively e quan ‘fitore të madhe’ marrëveshjen me

Aktorja Blake Lively ka reaguar pas marrëveshjes ligjore të arritur me Justin Baldoni dhe kompaninë Wayfarer Studios, vetëm pak javë para se çështja e tyre lidhur me filmin It Ends With Us të shkonte në gjyq në New York City.

Në një deklaratë të bërë publike më 7 maj, avokatët e Lively e cilësuan marrëveshjen si “një fitore të fuqishme” për aktoren 38-vjeçare. Ata thanë se pala tjetër ka pranuar se shqetësimet e saj “meritonin të dëgjoheshin”, duke i dhënë fund pretendimeve se ajo kishte fabrikuar akuzat për ngacmim seksual dhe hakmarrje.

Nga ana tjetër, avokati i Baldoni-t dhe Wayfarer Studios, Bryan Freedman, e quajti marrëveshjen një “fitore totale” për klientët e tij. Sipas tij, gjykata kishte hedhur poshtë 10 nga 13 pretendimet e ngritura nga Lively, përfshirë akuzat për ngacmim seksual dhe shpifje, ndërsa pjesa tjetër ishte tërhequr vullnetarisht nga aktorja.

Dokumentet e marrëveshjes tregojnë se Lively ruan të drejtën për të kërkuar dëmshpërblim dhe pagesën e shpenzimeve ligjore ndaj Baldoni-t dhe palëve të lidhura me Wayfarer. Kjo bazuar në një ligj të California që mbron personat që raportojnë ngacmime seksuale ose diskriminim nga paditë hakmarrëse për shpifje.

Konflikti nisi në dhjetor 2024, kur Lively akuzoi Baldoni-n për sjellje të papërshtatshme në sheshxhirim dhe për organizimin e një fushate online kundër saj pasi ajo ngriti shqetësime mbi kushtet e punës. Baldoni i mohoi akuzat dhe ngriti një kundërpadi prej 400 milionë dollarësh, e cila më vonë u rrëzua nga gjykata.

Burime pranë aktores kanë deklaruar se për Lively “kjo nuk ka qenë kurrë çështje parash, por përpjekje për të ekspozuar persona që po dëmtonin edhe të tjerë.”