KreuCelebrity

Christina Ricci shkakton reagime pas komentit për Katy Perry në Met Gala

Christina Ricci shkakton reagime pas komentit për Katy Perry në Met
Christina Ricci ka bërë bujë në rrjet pas një komenti të shkurtër që la nën një postim të Variety në Instagram, ku ishte publikuar paraqitja e Katy Perry në Met Gala 2026.

Aktorja reagoi me vetëm një fjalë, “Yikes”, ndaj fotove të këngëtares dhe Connor Storrie në tapetin e kuq, një koment që u shpërnda shpejt dhe u bë viral.

Në event, Katy Perry u shfaq me një fustan të dizajnuar nga Stella McCartney, i shoqëruar me një maskë që i mbulonte fytyrën, një stil që solli shumë diskutime në rrjet. Në disa prej imazheve, edhe Storrie u pa duke imituar estetikën e saj duke mbuluar fytyrën.

Reagimi i Ricci ndau opinionin e publikut, me disa që e konsideruan koment kritik ndaj look-ut të këngëtares, ndërsa të tjerë mbrojtën zgjedhjen artistike të Perry-t.

Ky debat vjen në një periudhë të ndjeshme për këngëtaren, pas akuzave publike të ngritura nga Ruby Rose për një incident të dyshuar në vitin 2010 në Australi. Perry i ka mohuar kategorikisht pretendimet, ndërsa autoritetet australiane kanë bërë të ditur se po shqyrtojnë çështjen.