KreuCelebrity

Billie Eilish flet hapur për jetën me Tourette Syndrome: ‘Është pjesë e përditshmërisë sime’

Billie Eilish flet hapur për jetën me Tourette Syndrome:
Billie Eilish ka zgjedhur të flasë hapur për jetën me Tourette Syndrome, duke u përpjekur të sfidojë paragjykimet që ende e rrethojnë këtë çrregullim neurologjik.

Gjatë një bisede në podcast-in Good Hang me Amy Poehler, artistja ndau përvojën e saj personale, duke shpjeguar se përballet me tik-e të pavullnetshme, si në aspektin vokal ashtu edhe fizik. Ajo theksoi se, në rastin e saj, tik-et vokale janë kryesisht tinguj dhe arrin t’i mbajë nën kontroll në situata të caktuara.

Eilish tregoi se ka periudha kur disa fjalë shndërrohen në tik-e, por me kalimin e kohës ka mësuar t’i menaxhojë. Megjithatë, kjo kërkon përqendrim dhe energji, sidomos kur ndodhet në publik apo gjatë intervistave.

Ajo pranoi se gjatë daljeve mediatike përpiqet maksimalisht t’i frenojë këto reagime, ndërsa pasi largohet nga situata, i lejon vetes të shprehet lirshëm.

Në këtë bisedë u prek edhe tema e mendimeve intrusive mendime të padëshiruara që mund të krijojnë ankth. Sipas saj, për personat me Tourette, këto mendime shpesh shoqërohen me një shtysë të fortë për t’i artikuluar me zë.

Këngëtarja theksoi gjithashtu se shpesh has mungesë mirëkuptimi nga njerëzit përreth, të cilët shqetësohen kur ajo shfaq tik-e, edhe pse për të kjo është një gjendje e zakonshme.

E diagnostikuar që në moshën 11-vjeçare, Billie Eilish vazhdon të përdorë famën e saj për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të luftuar stigmat që lidhen me këtë çrregullim.