KreuCelebrity

Tritoli në lokalin e tij, Noizy paraqitet në GJKKO

Tritoli në lokalin e tij, Noizy paraqitet në GJKKO

Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, është paraqitur mëngjesin e së mërkurës në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në cilësinë e palës së dëmtuar në procesin gjyqësor ndaj personave të akuzuar si anëtarë të një grupi kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu.

Në seancë kanë dëshmuar gjithashtu edhe babai dhe motra e artistit.

Sipas dosjes hetimore, një nga episodet për të cilat akuzohen të pandehurit lidhet me vendosjen e një sasie eksplozivi në një lokal në zonën e Currilave në Durrës, i cili rezulton të jetë në pronësi të Noizyt.

Seanca gjyqësore është shtyrë dhe është caktuar të vijojë më 13 maj, për shkak të mungesës së disa prej avokatëve mbrojtës të të pandehurve.