KreuCelebrity

Adi dhe Moza përballen në televotim pas vendimit të Agait – njëri largohet sonte

Adi dhe Moza përballen në televotim pas vendimit të Agait –
Pas tensioneve dhe përplasjeve të forta mes Adit dhe Mozës në “Ferma VIP”, Agai ka marrë një vendim të prerë që ndryshon rrjedhën e lojës. Dy konkurrentët do të shkojnë në një televotim “kokë më kokë”, ku publiku do të vendosë se kush vazhdon garën dhe kush lë fermën brenda natës.

Ky vendim erdhi pas ditëve të mbushura me debate dhe shkëmbime të ashpra fjalësh mes tyre, të cilat kulmuan në një situatë të tensionuar brenda formatit.

Adi e ka cilësuar këtë përballje si një mundësi të drejtë për të sqaruar rrugëtimin e tij në lojë, duke thënë se rezultati do të tregojë nëse do të vijojë i qetë apo do të largohet menjëherë.

Nga ana tjetër, Moza është shprehur më emocionale, duke theksuar se në rast largimi do t’i mbetet mirënjohëse Adit dhe se do t’i mungojë dinamika e krijuar mes tyre në fermë.

Tashmë gjithçka mbetet në dorën e publikut, i cili do të vendosë fatin e njërit prej tyre në këtë përballje vendimtare.