
Një tjetër garuese është larguar nga “Ferma VIP”. Dona është fermerja më e fundit që ka dalë nga formati, pasi rezultoi më pak e votuara nga publiku në televotim.
Ajo u përfshi në nominim pas sfidës së zhvilluar të premten, ku 9 konkurrentë u ndanë në dy grupe dhe u përballën mes tyre. Nga secili grup, Iliri dhe Malbora arritën të siguronin imunitet dhe të shpëtonin nga nominimi, ndërsa Sara, si kryefermere, gjithashtu ishte e mbrojtur.
Në listën e të nominuarve për atë javë u përfshinë Bujaka, Dona, Visi, Blerina, Soni, Romiri dhe Vanesa, por në fund vendimi i publikut i dha fund garës për Donën.
