KreuCelebrity

Rihanna “kursen” portofolin? Në rrjet qarkullon pretendimi se çdo shpenzim e mbulon A$AP Rocky

Rihanna “kursen” portofolin? Në rrjet qarkullon pretendimi se
Edhe pse janë një nga çiftet më të fuqishme në industrinë e argëtimit, me një perandori që kap vlera miliardëshe, Rihanna dhe A$AP Rocky duket se e kanë zhvendosur fokusin kryesor te familja dhe jeta private.

Reperi ka folur shpesh për përkushtimin ndaj rolit të tij si baba dhe për rëndësinë e kohës cilësore me fëmijët, ndërsa Rihanna vazhdon të jetë aktive në disa fronte njëkohësisht — nga menaxhimi i markave të saj të suksesshme si Fenty Beauty dhe Savage X Fenty, deri te projektet në muzikë dhe kinema.

Megjithatë, së fundmi në rrjetet sociale ka marrë dhenë një pretendim i pazakontë: sipas disa postimeve virale, këngëtarja nuk ka paguar asnjë faturë prej më shumë se tre vitesh, pasi të gjitha shpenzimet mbulohen nga partneri i saj, A$AP Rocky.

Deri tani, as Rihanna dhe as Rocky nuk kanë reaguar publikisht për të konfirmuar apo përgënjeshtruar këto zëra, duke lënë gjithçka në kuadrin e spekulimeve online.