
Finalisti i “Big Brother VIP 5”, Miri, ka ndarë detaje emocionale për ndikimin që eksperienca në shtëpinë më të famshme pati te familja e tij, veçanërisht te nëna.
Gjatë një interviste në “S’e Luan Topi”, ai tregoi se mamaja e tij e përjetoi me shumë vështirësi gjithë situatën, sidomos përballjen me komentet dhe akuzat që u bënë ndaj tij gjatë qëndrimit në BBV. I emocionuar, Miri theksoi rolin dhe sakrificat e saj në jetën e tij.
“Unë vërtetë thash që pikë të dobët kam babin sepse është shembulli i mashkullit që kemi në jetë. Por mami im ha bukë veç, është njeri i dashur, po sakrifikon, të bën për vete, ajo nuk ka fuqi të rrijë në këmbë por e bën. Nuk e di a do të bëhemi ne si këta, si ky brez. Një nga sikletet kur isha atje (në BBV), ishte se si po e përjeton mami. E kishte përjetuar shumë vështirë sepse nuk e kuptonte, nuk i pranonte zërat që thuheshin karshi meje, e akuzat pa bazë. Ishin akuza të rënda shumë. Ajo e dinte shumë mirë se kush isha unë, e ka vuajtur, por e qetësonte vëllai. Ai bënte rolin neutral të gjësë e ka mbajtur nën kontroll”, tha Miri.
