KreuCelebrity

Ja kush janë 5 fermerët e preferuar të publikut, çfarë ndodhi me pjesën tjetër?

Ja kush janë 5 fermerët e preferuar të publikut,

Adi, Ola, Gresa, Indri dhe Moza janë 5 fermerët e preferuar deri në këtë pikë të lojës të cilën u shpallën pas televotimit javor në Fermë/

Fermerët kanë rezultuar më të votuarit nga publiku, duke shmangur kështu përballjen e sfidat.

Pjesa tjetër e fermerëve shkuan në sfidë, të ndarë në dy grupe. 

Grupi i parë ishte i përbërë nga 5 veta, Iliri, Bujaka, Dona, Visi dhe Blerina ku fitues doli Iliri.

Më pas, grupi i dytë ishte Malbora, Soni, Romiri dhe Vanesa. Fillimisht, Malbora refuzoi të merrte pjesë në sfidë, por pas insistimit të moderatores Arbana Osmani ajo u bë pjesë, ku edhe doli e para.

Dy fermerët që dolën fitues nga sfida shpëtuan, pjesa tjetër shkon në televotim, ku njëri prej tyre do të largohet ditën e hënë.