
Seriali i njohur i Netflix, “Emily in Paris”, duket se do të ketë një tjetër destinacion të ri xhirimesh. Pas Romës, këtë herë radha i vjen ishullit grek Mykonos.
Lajmin e bëri publik vetë Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, gjatë një takimi të rëndësishëm të kabinetit qeveritar. Ai e ndau këtë informacion teksa Ministrja e Kulturës, Lina Mendoni, së bashku me drejtuesin e Qendrës Helenike për Median Kreative (EKKOMED), prezantonin një strategji pesëvjeçare për zhvillimin e industrisë së filmit në vend.
Sipas Mitsotakis, ekipi i produksionit pritet të mbërrijë në Mykonos – i njohur ndryshe si “Ishulli i Erërave” – që në muajin maj, duke e kthyer këtë destinacion në skenën e radhës të aventurave të personazhit kryesor.
Në një moment më të lehtë gjatë mbledhjes, Kryeministri bëri edhe shaka me ministrat, duke i ftuar që të shpejtojnë nëse duan të sigurojnë një rol të vogël në serial.
