
Paraqitja e fundit e aktores së njohur Olivia Wilde në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në San Francisko ka tërhequr vëmendje dhe ka nxitur diskutime në rrjetet sociale. 42-vjeçarja ishte e pranishme për promovimin e projektit të saj më të ri, “The Invite”, ku dha edhe disa intervista për mediat.
Megjithatë, ajo që ra më shumë në sy ishte ndryshimi në pamjen e saj fizike. Wilde u shfaq me tipare më të theksuara, fytyrë më të dobët dhe sy të fryrë, duke bërë që shumë ndjekës të shprehin shqetësimin e tyre.
Pamjet nga eventi u shpërndanë me shpejtësi në internet, ku përdorues të shumtë nisën të komentojnë dhe të pyesin mbi arsyet e këtij transformimi të dukshëm. “A mund të më shpjegojë dikush se si është e mundur kjo? Çfarë po e shkakton këtë?” ishte një nga reagimet që mori vëmendje.
Deri më tani, vetë aktorja nuk ka bërë asnjë koment publik lidhur me këto aludime, duke lënë të hapur diskutimin mes fansave dhe publikut.
