Për të gjithë fansat shqiptarë të reperit të njohur amerikan Kanye West, i njohur ndryshe si YE, vjen një lajm i mirë.
Në listën e gjatë të shteteve që ai ka zgjedhur për të zhvilluar koncertet dhe turin e tij, duket se është përfshirë edhe Shqipëria. Artisti pritet të performojë në Tiranë, duke sjellë një nga eventet më të mëdha muzikore të vitit në vend.
Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama, i cili ka bërë një postim në rrjetet sociale ku njofton për datën e koncertit. Sipas tij, eventi do të mbahet më 11 korrik dhe pritet të mbledhë mijëra fansa nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë.
Ky koncert konsiderohet si një moment historik për skenën muzikore shqiptare, ndërsa fansat tashmë mezi po presin të shohin nga afër një prej artistëve më të mëdhenj të industrisë globale.
