KreuCelebrity

Deklarata që bëri bujë: Ish-partneri i Kim Kardashian pretendon se ka qenë me mbi 12 mijë gra

Deklarata që bëri bujë: Ish-partneri i Kim Kardashian pretendon
Këngëtari dhe figura televizive Ray J ka rikthyer vëmendjen mediatike pas një deklarate të fortë që ka ndezur debat në rrjetet sociale. Ai pretendon se gjatë jetës së tij ka pasur marrëdhënie me mbi 12,500 gra.

Në një intervistë për podkastin “Funky Friday”, Ray J sqaroi se kjo shifër i referohet partnereve të ndryshme dhe jo numrit të takimeve. Ai tregoi se fillimisht i kishte vënë vetes si qëllim të arrinte në 10 mijë, ndërsa pasi e tejkaloi këtë shifër, madje e festoi si një “arritje” personale.

“Kur arrita në 10 mijë, doja të isha i sigurt që e kisha kaluar atë kufi. Tani numri është rreth 12,500”, u shpreh ai, duke shtuar se në periudha të caktuara, veçanërisht gjatë turneve, kishte disa partnere brenda një dite.

Megjithatë, deklarata e tij është pritur me shumë dyshime. Përdoruesit në rrjet kanë reaguar kryesisht me ironi dhe skepticizëm, duke vënë në pikëpyetje realizueshmërinë e një shifre të tillë. Komente si “Si është e mundur?” apo “Kjo duket e pabesueshme” kanë qarkulluar gjerësisht.

Ray J, i njohur edhe për lidhjen e tij të dikurshme me Kim Kardashian, shpesh ka qenë në qendër të mediave për jetën private. Këtë herë, deklarata e tij ka rikthyer sërish emrin e tij në diskutimet publike, ndërsa shumë e shohin si një mënyrë për të tërhequr vëmendje dhe për të gjeneruar publicitet.

Pavarësisht debatit, intervista është bërë virale, duke mbledhur mijëra reagime dhe shpërndarje në platforma të ndryshme sociale.