KreuCelebrity

Ilir Canhasi: Trajneri kampion

Ilir Canhasi: Trajneri kampion

Pasi ka lënë pas një karrierë të shkëlqyer në basketbollin shqiptar pranë klubit “17 Nëntori”, Ilir Canhasi sot drejton me sukses talenteve të reja, disa prej të cilave e kanë shpërblyer punën e tij me kupa, madje edhe në kampionatin prestigjioz Junior NBA. Ylli i basketbollit shqiptar rrëfen eksperiencën në ndërtimin e talenteve të reja, grupomoshat me të cilat punon si dhe sesi e sheh brezin e ri në qasjen drejt një sporti kaq elitar.

Ilir, si e përshkruani basketbollin në Shqipëri?

Basketbolli në Shqipëri ka ekzistuar, do ekzistojë dhe e shoh një sport me shumë prioritet që falë projekteve të bashkisë së Tiranës ka marrë një masivizim dhe një zhvillim të madh te grupmoshat nga gjashtë vjeç deri në 16 vjeç. Pra, funksionimi i të gjithë palestrave të shkollave na ka dhënë këtë interes të madh nga prindërit për të sjellë fëmijët e vetë pranë sportit, basketbollit. Aktualisht drejtoj një shoqatë basketbolli si të gjithë shoqatat e tjera. Shoqata quhet Elite Basket dhe ne kemi grupmoshat nga 6 deri në 16 vjeç. Mundohemi në radhë të parë të merremi me pjesën e edukimit fizik të fëmijëve, por dhe të pjesës profesionale, pasi edhe unë kam qenë basketbollist.

Si e shihni ecurinë e këtij sporti në Shqipëri?

Ecuria e sportit të basketbollit në Shqipëri është relativisht e mirë për sa i përket pozitës tonë në Ballkan. Natyrisht  kemi fqinjë që kanë nivele shumë të larta, por të gjithë trajnerët e mëparshëm që na kanë trajnuar edhe të sotmit, punojnë dhe përpiqen, ndaj shoh që po i bashkëngjitemi përveç se Ballkanit, edhe Europës sepse në ekipet të të rriturve tani ka pjesëmarrës edhe shumë lojtarë amerikanë. Gjithashtu ka edhe trajnerë që vijnë nga Greqia, Kroacia dhe Mali i Zi dhe kjo tregon një interes dhe zhvillim të madh për vendin tonë në aspektin e sportit basketboll.

A shihni që ka mungesa për t'u zhvilluar më tej ky sport këtu?

Prioriteti më i madh që është dhënë sportit ka qenë projekti i bashkisë duke hapur dyert e palestrave të shkollave dhe aty ne po ndërtojmë punën tonë me grupmoshat e vogla. Ka pengesa për momentin, mendoj që mund të kishte një pallat sporti më të madh dhe ambiente më të mira, ku basketbolli të jetë në nivele më të larta, ku të gjithë të shkojmë të ndjekim ndeshjet në kushte të favorshme. Kjo besoj do ta bëjë këtë sport akoma më elitar.

A ka në Shqipëri emra premtues, që e shohin të ardhmen e tyre në këtë sport?

Mund të përmend te ekipet e të rriturve lojtarë me shumë potencial si Julian Hamati që është kapiteni i kombëtares, por edhe Eldi Hysa apo Marvin Prodani që janë lojtarë premtues dhe që i japin tonin basketbollit shqiptar.

Cila grupmoshë e frekuenton më shumë basketbollin dhe kanë më shumë interes?

Fillesa e sportit është gjithmonë 6 vjeç, një grupmoshë që vjen për të luajtur, për t'u argëtuar dhe është masive. Duhet të dimë që basketbolli sa më shumë ngjit shkallët e moshës ose ekipet, aq më shumë fillon seleksionimi. Pra, masivizimi është nga mosha 6 deri 12 vjeç, pastaj fillojnë ndahen interesat e prindërve dhe fëmijëve.

Çfarë kushtesh duhet të plotësojë një fëmijë? A ka kriteresh për t’u bërë pjesë e një skuadre basketbolli?

Në radhë të parë fëmijët e fillojnë janë të gjithë për pjesën e shëndetit fizik dhe më pas ata rriten me sportin e basketbollit dhe gradualisht spikasin, si nga ana fizike edhe nga dashuria për sportin. Këtu fillon ajo pjesa që trajneri nis e shikon me një sy tjetër lojtarin. Natyrisht ka të bëjë edhe pjesa e gjenetikës, sepse në ekipin tim, tre ose katër fëmijë, vajza dhe djem vijnë nga prindër basketbollistë. Pra, kanë një anë gjenetike shumë të mirë për sa i përket shtatlartësisë. Pastaj për pjesën tjetër teknike, taktike dhe profesionale i duhet trajnerit të punojë fort.

A mjafton vetëm talenti që një basketbollist të ketë të ardhme?

Talenti është një pjesë shumë e rëndësishme dhe sidomos në sport ne e përmendim shpesh fjalën: ky është talent. Edhe pse ne të gjithë jemi njësoj, ka diçka ndryshe nga një djalë apo vajzë te një tjetër. Kjo është ajo fillesa që quhet talent, pastaj puna nuk ndalon ndër vite.

Po vajzat sa të prirura janë drejt këtij sporti?

Shoh që ka shumë prirje, ka shumë interes nga vajzat dhe prindërit dhe mendoj që vajzat janë shumë konkurruese, janë shumë të forta, shumë inteligjente dhe shpesh herë nuk i dalloj, sidomos deri në moshën 14 vjeç. Tek ato  shikoj një garë dhe një përballje të fortë fizike, teknike, mendore dhe inteligjence. Pra, unë besoj shumë te vajzat.

Fëmijët që e ushtrojnë këtë sport në Shqipëri, e shohin vazhdimësinë e tyre jashtë kufijve?

Sporti është shumë i bukur dhe kur flasim për punë të mirë, gjenetikën dhe dëshirën e madhe për sport, shoh që ka interes, sepse Evropa është e hapur dhe mirëpret talentet nga vende të tjera. Ka disa djem që janë stërvitur në ekipet e Dinamos, Tiranës dhe nga Superior Basket dhe pasi kanë arritur rezultate në Shqipëri, me iniciativat personale të prindërve, ata stërviten dhe luajnë sot në skuadra evropiane në Itali dhe Spanjë.

Cili ka qenë momenti që je ndjerë më shumë krenar për skuadrën?

Kam pasur një grup shumë të mirë djemsh që i kam marrë në moshën 7 vjeçare dhe po spikasin. Një  trajner i mirë arrin të kuptojë të paktën 95 për qind të rasteve se ku do shkojë dhe nuk gabova. Këta djem i pashë me prioritet dhe ata më panë mua me prioritet, ndaj në disa gara kemi qenë gjithmonë fitimtar, duke fituar kupa që i shoh me krenari. Krenaria më e madhe ishte kampionati Junior NBA, një patentë e NBA e basketbollit amerikan, ku arritëm të fitonim të gjitha ndeshjet deri në finale duke fituar dhe shpallur kampion. Ky ishte një gëzim shumë i madh.

Po një moment që mund të jeni ndjerë pak i zhgënjyer?

Momente të bukura janë shumë, por natyrisht ne duhet të jemi gjithmonë realistë që në një lojë ka dy rezultate, ka fitim  dhe humbje, ka zhgënjime dhe pritshmëri. Hyj në një finale dhe zhgënjehem nga ai ngërçi që ekipin tim e ka kapur, unë e di se kush janë ata, por ata vetë nuk e zgjidhin dot atë situatë, kështu që jam ndjerë disi i zhgënjyer.

Hasni vështirësi me komunikimin me këtë grupmoshë, duke qenë se është delikate dhe para adoleshente?

Shpesh herë edhe jam mërzitur pasi kam hasur vështirësi sidomos te 16 vjeçarët se ata janë më delikatë, jetojnë në një tjetër situatë, qasja pranë gjërave elektronike i ka bërë pak më të ftohtë në aspektin e komunikimit. Pra, ata miratojnë, po miratojnë në mënyrën e vet. Po duhet të jemi realistë që edhe unë kam pasur adoleshencën time, kam pasur atë mënyrën time të jetuarit dhe të përgjigjurit si prindërve dhe mësuesve, ndaj kam gjetur mirëkuptim dhe i kam dhënë shumë mirëkuptim.

Si është rutina e këtyre fëmijëve? Sa shpesh stërviten, sa impenjativ është ky sport?

Rutina e këtyre fëmijëve është e palodhshme, shumë e dëshirueshme dhe po të kenë mundësi luajnë pafund, sepse kanë energji. Nëse do flasim për një stërvitje të rregullt, ajo është 4 herë në javë për 16 vjeçarët nga 90 minuta dhe një ditë në javë kemi ndeshje. Pra, 5 ditë e javës i kemi të mbushur me aktivitet sportiv. Tek të vegjëlit ndryshon pak formula, ata stërviten tre herë në javë, 12 ose 14 seanca me një kohëzgjatje  një orë stërvitore.

Nisur nga eksperienca juaj, çfarë cilësish ka një sportist i mirë?

Cilësia kryesore mendoj është ajo fizike. Nëse do qasesh te sporti, duhet të jesh fizikisht i fortë dhe dallon nga një tjetër fëmijë, sepse e sheh që konstrukti trupor është tjetër gjë. Pra, mendoj që fizikisht  duhet që të jetë i fortë.

Cilin konsideroni si kulmin e karrierës tuaj?

Kulmi i karrierës time është fitorja e kampionatit kur luaja me 17 Nëntorin, kështu quhej Tirana e sotme. Ishim një grup shumë i mirë djemsh. Drejtoheshim nga trajnerë shumë të mirë. Trajneri jonë që ne u shpallëm fitues ishte Roland Avrami dhe aty neve si për të parë këtë pjesën e këtyre të rinjve që unë dola si trajner kampion. Më kujtohet që ishin po aq të rinj sa këta, po aq të fortë, po aq energjikë, nuk kishin kushte stërvitore kaq të mira, por ishim një grup i mirë djemsh dhe mendoj që ai ka qenë një gëzim i madh për mua dhe një pjesë e mbetur në historinë time si kampion i Shqipërisë në një finale të fortë kundra klubit të Partizanit. Edhe ata ishin moshatarët tanë, shokët tanë. Fati na buzëqeshi ne sepse luanim më fortë se ato.

A keni një lojtar që e keni pasur idhull? Për ju kush është dhe kush ka qenë basketbollisti më i mirë?

Në basketbollin shqiptar, në ato kohë mund të përmend Gazmend Çaçi, një lojtar shumë i mirë që gjithmonë radhitet ndër lojtarët më të mirë në historikun e basketbollit të Shqipërisë.

Si i motivoni lojtarët pas një humbjeje aq më tepër që janë edhe fëmijët? Si i përgatisni?

Basketbolli ka disa faza prej përgatitje, por midis atyre fizike, teknike dhe taktike duhet edhe një komunikim i mirë. Komunikimi me këto mosha duhet të jetë gjithmonë motivues, jo fyes, duhet të mundohesh të hysh në atë që ata nuk po e zgjidhin dot. Pra, duhet të jesh një trajner i zoti që në momente të caktuara të marrësh vendime që janë të domosdoshme për ata fëmijë. Ai mund të mos ta pranojë një ndërrim gjatë ndeshjes, por ai nuk e kupton ku e ke ti qëllimin. Kur ai ulet në stol, unë patjetër duhet të shkoj ti shhj mërzinë, anën psikologjike, protestën ose reagimin që ai bën me fytyrë dhe t'ja shpjegoj, pse duhet patjetër të bësh pak minuta pushim.

Çfarë i mëson basketbolli lojtarëve për jetën jashtë fushës?

Basketbolli është një lojë në grup dhe ajo çfarë na mëson në radhë të parë është të kemi një karakter të fortë për situatat e ndryshme që sjell loja. Nuk duhet të dorëzohemi në asnjë moment kur ekipi kundërshtar të kalon me rezultat dhe të jep një ndjesi të mirë kur punon në grup. Pasi ke dhënë një pasim të bukur te shoku e ka marrë e ke shpërblyer atë pasim, pasi përveç lojës së bukur je i gëzuar për këtë bashkëveprim social. Ky sport yë mëson komunikimin dhe të qëndruarit bashkë. Në udhëtimet në qytete të Shqipërisë ose turne jashtë shtetit, shoh me kënaqësi si ata komunikojnë dhe shoqërohen, ndaj shumë prindër i afrojnë fëmijët te sporti që ata të bëhen socialë.

Sa kujdes tregon për veten, cila është rutina për fizikun dhe me modën çfarë raporti keni?

Një trajner në radhë të parë duhet të ketë një staturë trupore të paraqitshme para ekipit. Nëse kam ruajtur staturën time fizike, gjithmonë kam pasur fatin që të gjithë trajnerët që kam kaluar kanë qenë me një performancë fizike shumë të mirë. Kjo gjë ka qenë shtysë për mua që nga momenti që e lashë sportin si lojtar. Përditë trajnohem dhe në fundjavë bëj 10 kilometra vrap. Kam marrë pjesë në maratonën e Tiranës, në shtëpi punoj me ato veglat që kam mundësi dhe natyrisht pjesa e ushqimit është goxha e kontrolluar. Të gjitha këto sjellin performancën trupore. Natyrisht moda kur ke një trup të bukur bëhet akoma më e bukur. Nëse vesh një këmishë, patallona, këpucë apo atlete, do kesh një indicien që kafja shkon me bezhën, jeshilja me të bardhën ose një blu e bukur, por të gjitha këto duhet të kenë harmoni me trupin. Besoj ia kam arritur, gëzoj shëndetin, trupin dhe të ndj