KreuCelebrity

Meryl Streep tregon pse hezitoi për rolin legjendar në “The Devil Wears Prada”

Meryl Streep tregon pse hezitoi për rolin legjendar në “The
Meryl Streep ka zbuluar se nuk e pranoi menjëherë rolin e famshëm të Miranda Priestly në filmin “The Devil Wears Prada”, edhe pse e vlerësoi që në fillim projektin.

Gjatë një interviste në emisionin “Today with Jenna & Sheinelle”, aktorja rrëfeu se skenari i kishte lënë përshtypje shumë të mirë dhe ishte e bindur se filmi do të kishte sukses, por vendosi të mos japë menjëherë miratimin e saj.

“E lexova dhe e kuptova që do të funksiononte shumë mirë, por fillimisht thashë jo,” u shpreh Streep.

Sipas saj, arsyeja kryesore lidhej me negociatat financiare. Ajo tregoi se kërkoi një pagesë më të lartë për të parë reagimin e producentëve.

“Desha të provoja nëse do ta vlerësonin punën time ashtu siç mendoja unë — dhe ata e pranuan menjëherë,” tha aktorja.

Streep shtoi gjithashtu se në atë periudhë po mendonte seriozisht të largohej nga aktrimi, pasi ndiente se kishte arritur një pikë të mjaftueshme në karrierë.

“Ndihesha sikur po afrohesha drejt fundit të këtij kapitulli,” kujtoi ajo.

Megjithatë, në fund ajo vendosi të pranojë rolin e kryeredaktores së fortë të revistës Runway, duke sjellë një nga interpretimet më të paharrueshme në kinematografi. Filmi, ku luajtën edhe Anne Hathaway, Emily Blunt dhe Stanley Tucci, u shndërrua në një hit global, me mbi 326 milionë dollarë të ardhura në gjithë botën.