
Khloé Kardashian ka bërë të qartë se marrëdhënia e saj me ish-bashkëshortin Lamar Odom i përket së kaluarës dhe nuk ka më asnjë komunikim mes tyre.
Në episodin më të fundit të podcast-it “Khloé in Wonder Land”, ajo u shpreh se nuk ka pasur asnjë kontakt me Odom, sidomos pas deklaratave të tij të fundit në media, të cilat sipas saj kanë qenë zhgënjyese.
“Prej kohësh nuk kam dëgjuar asgjë nga ai. Nuk e di çfarë ka dashur të thotë me ato komente,” u shpreh Khloé, duke lënë të kuptohet se fjalët e tij nuk janë pritur aspak mirë.
Përplasja mes tyre erdhi pas intervistave të Odom për dokumentarin “Untold: The Death & Life of Lamar Odom”, ku ai e minimizoi rolin e Khloé në periudhën e vështirë të rikuperimit pas mbidozës në vitin 2015, duke theksuar se shpëtimi i tij ishte vepër e Zotit.
Kjo deklaratë duket se ka prekur thellë Kardashian, e cila pranoi se është ndjerë e zhgënjyer dhe e përdorur.
Në një bisedë me Kris Jenner, ajo ishte e prerë: nuk ka më hapësirë për të në jetën e saj dhe çdo lidhje mes tyre është ndërprerë përfundimisht.
Khloé theksoi gjithashtu se kishte marrë pjesë në dokumentarin e tij si një gjest mbështetjeje, por më pas u pendua për këtë vendim.
“Ndjehem sikur nuk duhej të isha përfshirë fare,” u shpreh ajo, duke nënvizuar se nuk dëshiron të ketë më asnjë lidhje me ish-partnerin e saj.
