KreuCelebrity

“Industria kërkon gjithmonë të bëhesh ai që s’je”, MC Kresha: Kam humbur shumë para sepse…

“Industria kërkon gjithmonë të bëhesh ai që

Reperi i njohur nga Kosova, MC Kresha, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku ndau detaje interesante mbi rrugëtimin e tij artistik dhe sfidat në industrinë muzikore.

Gjatë intervistës, ai u ndal te procesi i krijimit, duke theksuar se frymëzimi i tij nuk lidhet me një burim të vetëm, por buron nga përditshmëria dhe përjetimet personale. Sipas tij, janë pikërisht emocionet dhe situatat e jetës së përditshme ato që shndërrohen në ide dhe tekste muzikore.

Reperi foli gjithashtu për presionin që shpesh vjen nga industria, duke lënë të kuptohet se artistëve u kërkohet të përshtaten me pritshmëri që jo gjithmonë përputhen me identitetin e tyre. Ai pranoi se në disa raste ka bërë kompromise, por në të tjera ka zgjedhur të qëndrojë besnik ndaj vetes, edhe kur kjo ka sjellë pasoja financiare.

Megjithatë, MC Kresha u shpreh se nuk ka pendesë për vendimet e marra, duke theksuar se ruajtja e integritetit artistik ka qenë gjithmonë prioritet për të, pavarësisht kostos.

Nga vjen inspirimi yt për krijimtarinë tënde artistike?

MC Kresha: Inspirimi varion. Nuk mund të them që e gjej te diçka e veçantë apo specifike. Besoj që në jetën e përditshme dhe mbledhjen e shumë ndjenjave që më japin një shkëndijë për shkrim.

A ka tentuar ndonjëherë industria të të kthejë në diçka që nuk je?

MC Kresha: Industria të kërkon gjithmonë të bësh gjithçka që ti nuk je. Nganjëherë kam bërë kompromis dhe ndonjëherë duke mos i’ua dëgjuar fjalën, ndonjëherë edhe duke humbur para.

A je penduar ndonjëherë për ato para që ke humbur?

MC Kresha: Nuk pendohem për tamël të derdhun. Nuk ka qenë e shkruajtur që ata para të vijnë te unë.