Mbrëmjen e djeshme, këngëtari i njohur nga Kosova, Mc Kresha, ishte i ftuar në emisionin “Goca & Gra” në Top Channel, ku prania e tij prodhoi goxha bujë.
Atmosfera në studio u bë disi e sikletshme për shkak se në panel ndodhej edhe Rozana Radi, me të cilën reperi ka pasur një lidhje në të kaluarën. Ky takim i papritur në një ambient televiziv u komentua shumë për këtë arsye dhe krijoi kuriozitet tek fansat.
Gjatë bisedës, ato e pyetën drejtpërdrejt Kreshën: “A është kjo hera e parë që je në një studio televizive me Rozin?”
I zënë ngushtë nga situata, Mc Kresha u përgjigj shkurt dhe me hezitim: “Vallaj…” duke lënë të kuptohet sikleti i momentit.
View this post on Instagram
