Nga Ilda Lumani

Premiera botërore e filmit “Djalli vishet me Prada 2” në 30 prill ishte një ngjarje kinematografike, mode dhe reviste e shumëpritur edhe në Tiranë. Në eventin që u zhvillua në kinema Millenium u ndoq i njëjti trend si në botë. Të ftuar njerëz të botës së medias, biznesit dhe mediave sociale, të veshur me ngjyrat kuq dhe zi, imponuar nga kopertina e filmit, u mbldhën në oborrin e kinemasë për të shijuar momentet e fotrgrafimit e trokitjes së një gote e mandje për të ndjekur me kërshëri filmin…
Miranda Priestly, kryeredaktorja e revistës Runway, që luhet nga aktorja e çmimve Oscar ikona e kinemasë botërore, Meryl Streep, tani me një ambicie të re për t’u bërë drejtore globale e kompanisë, e ndërkohë në një luftë të paparashikuar prej saj 20 vite me parë (distancë nga filmi i parë), ku media online ka fituar terren, e po ashtu sjelljet e saj denigruese, poshtëruese ndaj stafit sot janë të palejueshme dhe të paparanueshme edhe ligjërisht… andaj asaj i duhet të mbajë gojën përballë etiketimeve që i vinë në majë të gjuhës për këdo, të varë vetë pallton në zyrë, të flas me veten dhe të bëjë veprime, që as do t’i çonte në mendje vite më parë. Kohët kanë ndryshuar… dhe kanë ndryshuar vërtetë. Po ashtu edhe për personazhet e tjerë.

Andy Sachs ose Andrea luajtur nga aktorja Anne Hathaway rikthehet si një gazetare e rritur, që fiton edhe çmim për punën e saj, që në nisje të filmit, por që paralele me suksesin merr edhe lajmin e mbylljes së gazetës, ku punonte. Një realitet i njohur tashmë për shumë të përditshme dhe periodike në botë. Këtu “fati” i saj bashkohet sërish me atë të Mirandës. E për rrjedhojë edhe më atë të Nigel, krahut të djathtë të Mirandës, interpretuar mrekullisht nga Stanley Tuçi, e po ashtu edhe me të Emily (Emily Blunt), e cila tashmë është në krye të suksesit të saj si drejtore ekzektuive e DIOR.


Panorama është e mrekullueshme! Në këtë katërshe fantastike krijohet drama dhe parakalon çdo situatë, që sa komike aq edhe ironike duket.
Sigurisht pamjet e zgjedhura, imazhet, veshjet, artistët pjesëmarrës, stilistët; Marc Jacobs, Donatella Versace, Brunello Cucinelli etj.. modelet, pjesëmarrja e Lady Gaga, interpretimi i saj "live" në sfilatën në Milano janë një ushqim i mrekullueshëm vizual, i pakontestueshëm. Por përtej vanitetit të modës ka një të vërtetë tjetër; A do të mbijetojë në këtë realitet Ranway? A është gati Miranda për të bashkëjetuar në këtë epokë me një media tradicionale dhe inovatore, apo është tepër e vjetër dhe duhet të dorëzohet?! A ka një kohë që njeriu duhet t’i thotë “Stop” punës?! Kur e ka një farë moshe, një pasuri jo të pakët, e një status ikonik?!


Dialogjet e shkruar aq bukur nga skenaristja Aline Brosh McKenna dhe regjisor David Frankel, mes Mirandës dhe Andyt,apo Mirandës dhe Emily, thonë ca të vërteta të mëdha, që janë edhe mesazhe për të gjithë ne!
Disa njerëz lindin për të qenë lider! Për të jetuar, punuar, parë nga të tjerët dhe respektuar si të tillë. Sigurisht lider nuk bëhesh në një ditë! Dhe eksperiencën nuk e blen dot asnjë çek financiar!
Disa të tjerë lindin për të vrapuar, punuar, dhe pa ambicie… ata nëse nuk reagojnë do të jenë përherë në hije!
Disa të tjerë lindin shitës. E pavarësisht ambicies, apo mundësisë për të blerë një revistë e për të dalë vetë në kopertinë, nuk e kanë yllin në ballë dhe as zgjuarsinë për të arritur qëllimin. Ndaj shpesh e humbasin edhe mundësinë që kanë në dorë!
Disa të tjerë janë ata që kanë inutitën dhe dinë mekanizmat e duhur si të jetojnë mes dy botëve, përmbajtjes dhe formës, printit dhe onlinit. Ata fitojnë dhe qëndrojnë!
Siç thotë Miranda në fund “Mos u bëj qesharake Andrea, të gjithë e duan këtë që kemi ne”! Kështu që Runway do të vijojë! Çdo muaj e printuar dhe online!

