KreuCelebrity

Festa në familjen Haradinaj: Martohet djali i heroit Shkëlzen Haradinaj

Festa në familjen Haradinaj: Martohet djali i heroit Shkëlzen
Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocione, Luan Haradinaj, djali i heroit Shkëlzen Haradinaj, ka kurorëzuar dashurinë e tij me partneren Anila, në një ceremoni familjare të mbajtur në Gllogjan, në kullën e familjes Haradinaj.

Festa në familjen Haradinaj: Martohet djali i heroit Shkëlzen
Dasma ka mbledhur familjarë, miq dhe figura të njohura, të cilët kanë qenë pjesë e këtij momenti të veçantë për çiftin. Nga pamjet e publikuara në rrjete sociale, Luani dhe Anila shfaqen të buzëqeshur dhe më të lumtur se kurrë, duke festuar një nga ditët më të rëndësishme të jetës së tyre.

Festa në familjen Haradinaj: Martohet djali i heroit Shkëlzen

Festa në familjen Haradinaj: Martohet djali i heroit Shkëlzen
Në mesin e të pranishmëve nuk kanë munguar emra të njohur të familjes Haradinaj dhe politikës kosovare. Ish-kryeministri Ramush Haradinaj është parë në shoqërinë e bashkëshortes së tij, Anita, ndërsa deputeti Daut Haradinaj ka marrë pjesë së bashku me bashkëshorten e tij, Lolën. Po ashtu, pjesë e festës ka qenë edhe Vlora Çitaku.

 

Atmosfera festive në Gllogjan është reflektuar edhe në urimet e shumta që çifti ka marrë, ndërsa fotografitë dhe videot nga ceremonia kanë tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale.