
Një detaj i ri nga rrjetet sociale ka rikthyer sërish vëmendjen te lidhja e Drake me emrat shqiptarë. Reperi kanadez, i cili prej kohësh ka treguar interes për kulturën dhe figura shqiptare, këtë herë ka surprizuar ndjekësit me një “follow” që nuk ka kaluar pa u vënë re.
Pas një serie momentesh që kanë nxitur diskutime – nga miqësitë e tij në Toronto e Londër, te referencat në klipin “Polar Opposites” dhe simbolika kuqezi në paraqitjet e tij publike – duket se historia vazhdon të zhvillohet edhe në vitin 2026.
Së fundmi, fansat kanë zbuluar se në listën e tij në Instagram, ku ndjek rreth 3600 persona, Drake ka përfshirë edhe një tjetër emër shqiptar: Rita Kryeziu. Ajo është një sportiste dhe trajnere fitnesi, e cila sipas profilit të saj është aktive mes Miamit, Nju Jorkut dhe Torontos.
Edhe pse nuk ka asnjë konfirmim për një marrëdhënie mes tyre, ky detaj ka mjaftuar për të ndezur kuriozitetin online. Veçanërisht për faktin se, përveç Dua Lipës, Rita rezulton të jetë ndër të paktat figura shqiptare që ndiqen nga artisti.
Për momentin, mbetet thjesht një lëvizje në rrjetet sociale, por mjafton për të rikthyer në qendër të vëmendjes raportin e Drake me shqiptarët – një temë që vazhdon të prodhojë zhurmë në shoëbiz.
