KreuCelebrity

Shendrit Lumi: Gen Z nuk identifikohet më me artistët e brezit të vjetër

Shendrit Lumi: Gen Z nuk identifikohet më me artistët e brezit të
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 5”, Shendrit Lumi, ka komentuar ndryshimet që po ndodhin në muzikën shqiptare dhe mënyrën si publiku i ri po konsumon artistët sot.

I ftuar në emisionin “Live from Tirana” me Ronaldo Sharkën, ai u ndal te grupi legjendar West Side Family, për të cilin tha se ka lënë gjurmë të forta në muzikën shqiptare ndër vite.

“Kanë sjellë këngë që i kemi dëgjuar për shumë vite dhe kanë pasur ndikim të madh,” u shpreh Lumi, duke nënvizuar edhe mungesën që ka lënë pas ndarja nga jeta e Dr. Flori.

Ai tha se sot tregu muzikor ka ndryshuar ndjeshëm dhe se brezi i ri ka orientime krejt të tjera artistike. Sipas tij, të rinjtë e “Gen Z” preferojnë emra ndërkombëtarë si Kanye West dhe Travis Scott, ndërsa artistët shqiptarë të viteve të kaluara ndiqen më tepër nga publiku që është rritur me ta.

Lumi shtoi se grupet dhe këngëtarët e brezit të vjetër mund të vazhdojnë të ruajnë publikun besnik që kanë krijuar ndër vite, por e konsideron më të vështirë tërheqjen e fansave të rinj në tregun aktual muzikor.

Deklarata e tij ka nxitur reagime dhe diskutime në rrjet, sidomos mes fansave të muzikës shqiptare nostalgjike dhe brezit të ri.