KreuCelebrity

Klodi dhe Elijona nisen drejt Stambollit, dyshimet për lidhje shtohen

Klodi dhe Elijona nisen drejt Stambollit, dyshimet për lidhje shtohen
Raporti mes Klodit dhe Elijonës po vazhdon të komentohet gjerësisht në rrjet, ndërsa veprimet e tyre të fundit kanë nxitur edhe më shumë aludimet për një lidhje mes tyre.

Pak ditë pasi u panë së bashku në Tiranë, ish-finalistët e “Big Brother” kanë publikuar postime nga i njëjti udhëtim ajror, duke zbuluar se ndodhen drejt Stambollit.

Ndjekësit kanë vënë re ngjashmëritë në fotot e publikuara nga avioni, ndërsa vëmendje ka marrë edhe një audio e postuar nga Elijona në rrjetet sociale.

Në regjistrim dëgjohet Klodi duke folur në turqisht dhe duke thënë: “Merhaba, günaydın!”, teksa Elijona i sfidon fansat të zbulojnë personin që e shoqëron në udhëtim.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka publikuar ende një foto së bashku, postimet dhe detajet e ndara online kanë bërë që ndjekësit të besojnë se dyshja po kalon kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit jashtë Shqipërisë.

Pamjet nga avioni dhe vendndodhja e përbashkët në Stamboll kanë mjaftuar për të ndezur edhe më shumë thashethemet rreth raportit të tyre.