KreuCelebrity

Zbulohet letra e Jeffrey Epstein para vetëvrasjes: “Nuk ia vlente”

Zbulohet letra e Jeffrey Epstein para vetëvrasjes: “Nuk ia
Për herë të parë është bërë publike një letër e shkruar nga Jeffrey Epstein pak para tentativës së tij të parë për vetëvrasje në burg, dokument që kishte mbetur i fshehtë prej vitesh.

Në shënimin e shkruar me dorë, Epstein pretendonte se hetimet ndaj tij nuk kishin zbuluar asgjë komprometuese. Në fund të letrës, ai kishte shkruar me germa të mëdha frazën: “NO FUN. NOT WORTH IT!!”, që në shqip përkthehet: “Asnjë kënaqësi. Nuk ia vlente!”

Letra daton nga korriku i vitit 2019, periudhë kur Epstein u gjet në qelinë e tij me një copë pëlhure rreth qafës, duke i mbijetuar tentativës. Një muaj më vonë, ai u gjet i pajetë në burgun Metropolitan Correctional Center në New York.

Sipas mediave amerikane, dokumenti u publikua pas një kërkese ligjore të “The New York Times” për hapjen e dosjeve gjyqësore. Raportohet se letra ishte fshehur brenda një libri grafik dhe u zbulua nga Nicholas Tartaglione, personi që ndante qelinë me Epstein.

Edhe pas vdekjes, çështja Epstein vijon të ngjallë debat të madh publik, për shkak të lidhjeve të tij me emra të njohur nga politika, biznesi dhe industria e argëtimit.