
Billie Eilish dhe aktori Nat Wolff kanë bërë daljen e tyre të parë zyrtare në tapetin e kuq, duke konfirmuar publikisht raportin e tyre.
Çifti u pa së bashku të mërkurën në premierën e filmit koncertor të Billie Eilish, “Hit Me Hard and Soft: The Tour (Live in 3D)”, ku u shfaqën të afërt dhe të relaksuar përpara kamerave.
Për këtë event, Billie kishte zgjedhur një kombinim elegant me nuanca jeshile, të bardhë dhe të zezë, ndërsa Nat Wolff u paraqit me një kostum klasik. Dyshja pozoi gjithashtu krah familjes së këngëtares, përfshirë prindërit e saj, vëllain Finneas dhe partneren e tij.
Lidhja mes tyre u bë publike gjatë verës së kaluar, pasi u fotografuan duke u puthur në Venice, ndërsa prej marsit 2025 kishin nisur të shfaqeshin gjithnjë e më shpesh bashkë në publik.
Më herët, Wolff kishte shprehur vlerësim të madh për Billie-n në një intervistë, duke e përshkruar atë si një artiste të jashtëzakonshme dhe tepër të talentuar.
