KreuCelebrity

Adi komenton situatën e Olës: Ishte nën presion të madh në fermë

Adi komenton situatën e Olës: Ishte nën presion të madh
Pas largimit të Adit nga “Ferma VIP”, dinamika në shtëpi ka ndryshuar ndjeshëm. Një deklaratë e bërë nga Ola ndaj moderatores Arbana Osmani shkaktoi reagime të shumta dhe hapi diskutime të forta mbi sjelljen e saj në lojë.

I ftuar për të komentuar situatën, Adi pranoi se Ola nuk kishte vepruar siç duhej, por u shpreh se gjendja emocionale dhe tensioni i ditëve të fundit kanë ndikuar shumë tek ajo.

“Ka bërë gabim, por duhet parë edhe gjendja në të cilën ka qenë. Edhe unë e kuptoj stresin që përjetohet aty brenda. Gjatë këtyre ditëve ajo është ndier shumë e sulmuar”, u shpreh ai.

Ndërkohë, kur Arbana Osmani e pyeti nëse mendon se Ola do të largohet sonte nga ferma, Adi tha se nuk ka një përgjigje të qartë.

“Nuk e di çfarë do të ndodhë. Një pjesë e imja do donte që ajo të dilte dhe të ishte pranë meje, por në fund ajo ka rrugëtimin dhe lojën e saj”, deklaroi ish-fermeri.