KreuCelebrity

Adrian Gaxha dhe Sidorela Dauti bëhen prindër për herë të parë

Adrian Gaxha dhe Sidorela Dauti bëhen prindër për herë
Një kapitull i ri dhe shumë i veçantë ka nisur për Adrian Gaxhën dhe partneren e tij, Sidorela Dauti. Çifti ka mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë, duke përjetuar emocionin e madh të prindërimit.

Këngëtari, i cili njihet për rezervimin që tregon ndaj jetës private, vendosi këtë herë ta ndajë lumturinë me ndjekësit përmes një postimi në Instagram. Ai publikoi një foto tepër emocionuese, ku dora e vogël e foshnjës shihet duke prekur duart e prindërve.

“Mirë se vjen ????????”, shkroi Adriani krahas imazhit, duke konfirmuar kështu ardhjen në jetë të bebit.

Menjëherë pas publikimit, rrjetet sociale u mbushën me urime dhe komente pozitive nga fansat, por edhe nga emra të njohur të showbiz-it shqiptar. Mes tyre ishin Blero Muharremi, Argjentina Ramosaj, Vesa Smolica dhe Egzona Rafuna.

Pak kohë më parë ishte përfolur se Adriani dhe Sidorela po prisnin fëmijën e tyre të parë, ndërsa tani lajmi është bërë zyrtar. Për momentin, çifti nuk ka zbuluar ende emrin apo gjininë e të porsalindurit.