KreuCelebrity

Meghan Markle drejt publikimit të autobiografisë, libri mund të trazojë sërish familjen mbretërore

Meghan Markle drejt publikimit të autobiografisë, libri mund të
Meghan Markle thuhet se po përgatit një autobiografi që pritet të rikthejë tensionet brenda Pallatit Buckingham. Sipas raportimeve të “Daily Mail”, Dukesha e Sussex ka mbledhur prej vitesh materiale personale, përfshirë shënime të shkruara dhe regjistrime zanore, të cilat po i përdor për projektin e saj të ri.

Burime pranë industrisë së botimeve në SHBA bëjnë me dije se Meghan ka dokumentuar me kujdes përjetimet e saj që prej vitit 2020, duke përfshirë periudhën e largimit të saj dhe Princit Harry nga familja mbretërore. Materialet thuhet se përshkruajnë momente të ndjeshme dhe prapaskena nga jeta në Pallat.

Raportohet se projekti nuk do të jetë vetëm një libër, por një fushatë e gjerë mediatike. Përveç publikimit të autobiografisë, po mendohet edhe një intervistë ekskluzive, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e një dokumentari apo specialje televizive në bashkëpunim me një platformë të madhe transmetimi.

Sipas burimeve, synimi është që libri të ketë ndikim edhe më të madh se “Spare”, autobiografia e Princit Harry, e cila në vitin 2023 shiti mbi 1.4 milion kopje vetëm ditën e parë.

Megjithatë, projekti mund të sjellë pasoja të reja për marrëdhëniet mes Sussex-ëve dhe familjes mbretërore. Harry thuhet se ka bërë përpjekje kohët e fundit për të përmirësuar raportet me Mbretin Charles III dhe Princin William, por një libër i Meghan mund të rihapë debatet e vjetra.

Në mesin e temave që përfliten se mund të trajtohen janë edhe përplasjet me Kate Middleton para dasmës mbretërore, marrëdhëniet me stafin e Pallatit dhe vështirësitë që Meghan pretendon se ka përjetuar gjatë kohës si pjesë e familjes mbretërore.