KreuCelebrity

Ermal Mamaqi: Ola do ta marrë përgjigjen sot nga publiku!

Ermal Mamaqi: Ola do ta marrë përgjigjen sot nga publiku!
Pas debatit të fortë në “Ferma VIP 3”, ku Fabjola Elezaj iu drejtua moderatores Arbana Osmani me fjalët “po ku*kë”, reagimet vazhdojnë edhe jashtë fermës.

Një nga personazhet që komentoi situatën ishte Ermal Mamaqi, i cili foli për mënyrën se si Arbana e menaxhoi momentin tensionues gjatë spektaklit të kaluar.

Sipas Ermalit, moderatorja tregoi shumë vetëpërmbajtje dhe nivel të lartë profesionalizmi, pavarësisht situatës së vështirë në të cilën ajo u gjend.

“Pasi mbyllëm programin shkuam tek dhoma e zhveshjes, i shkoj Arbanës përballë dhe i them të përqafoj pak dhe i thashë: ‘Bravo, tregove një nivel tjetër. Duken vlerat e vërteta të një njeriu dhe këtu duket karakteri i vërtetë kur ti sulmohesh, në atë gjendjen ku e ke shumë kollaj të çedosh dhe t’i kthehesh njeriut më keq’. Ajo tha ‘unë nuk mërzitem’ dhe mesa duket ia la publikut të vendosë, siç do ndodhë sot”, u shpreh Mamaqi.

Ai shtoi se, po të ishte në vendin e Arbanës, reagimi i tij do të kishte qenë shumë më i ashpër.

“Nëse do më ndodhte mua në atë moment, ndjesia e parë është që do t’i thoja që aty është dera dhe duhet të dilte menjëherë”, tha ai.

Ndërkohë, si pasojë e sjelljes së saj, Agai vendosi që Fabjola të shkojë direkt në televotim, ku publiku do të vendosë nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin në “Ferma VIP 3” apo të largohet nga shtëpia.

Ajo që ka tërhequr vëmendje është edhe deklarata e Ermal Mamaqit, i cili u shpreh se “Ola do ta marrë përgjigjen sot nga publiku”, duke lënë të kuptohet sikur rezultati mund të jetë tashmë i pritshëm.

Kjo ka ngritur pikëpyetje te ndjekësit e formatit: a di Ermali diçka më shumë për reagimin e publikut? Dhe a kanë votuar realisht njerëzit për largimin e Fabjolës?

Kryesisht në situata të tilla njerëzit janë të ndjeshëm dhe i mbajnë personazhet brenda, gjithsesi çdo gjë mund të ndodhë.
Presim vendimin e publikut sot në mbrëmje.