KreuCelebrity

Selin Bollati shfaqet për herë të parë me të atin pas “BBVA”, mesazh për ndjekësit

Selin Bollati shfaqet për herë të parë me të atin pas
Pas fitores në “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati ka vendosur t’i largohet për pak kohë ritmit të ngarkuar dhe të kalojë disa ditë pushimi jashtë vendit.

Këtë herë, në krah të saj është parë edhe babai, Toni Bollati, i cili gjatë gjithë eksperiencës së Selinit në reality show mungoi fizikisht dhe u bë shpesh temë diskutimi në rrjet.

Mungesa e tij në studio dhe komunikimet e kufizuara gjatë spektaklit krijuan shumë aludime mes ndjekësve. Situata mori edhe më shumë vëmendje në finalen e madhe, ku ai u shfaq vetëm nëpërmjet hologramit, duke shtuar kuriozitetin e publikut.

Selin Bollati shfaqet për herë të parë me të atin pas
Tanimë, Selini duket se ka zgjedhur t’u japë fund të gjitha spekulimeve në mënyrën më të thjeshtë të mundshme: duke ndarë momente pranë të atit në rrjetet sociale.

Ajo publikoi disa fotografi nga udhëtimi i tyre, ku në një prej tyre Toni shihet duke ecur në rrugët e një qyteti europian, ndërsa në një tjetër shfaqen së bashku përmes reflektimit në xhamin e trenit.

“Sholina dhe Babi Toni!! Këto dy ditë shijuam një pushim të shkurtër, por shumë të nevojshëm. Faleminderit për çdo mesazh që më keni dërguar. I shijuam shumë këto ditë bashkë dhe ju kemi lexuar të gjithëve. Ju duaaa shumëëë”, shkroi ajo krahas postimit.

Pas muajve të izolimit dhe zhurmës së krijuar në rrjet, duket se Selin po shijon kohën me familjen dhe po zgjedh të japë përgjigje përmes momenteve personale, pa komente apo reagime të drejtpërdrejta.