KreuCelebrity

Surprizë emocionuese për Vis Pupën në “Ferma VIP”, aktori takon nënën

Surprizë emocionuese për Vis Pupën në “Ferma
Mbrëmja në “Ferma VIP” solli emocione të forta për Vis Pupën, i cili prej javësh po përjeton sfidën e izolimit larg njerëzve më të afërt.

Aktori, i cili që nga hyrja në fermë është angazhuar maksimalisht me punët e përditshme, kujdesin për kafshët dhe bahçen, rrëfeu se mungesa e familjes po bëhet gjithnjë e më e ndjeshme.

Në fillim të surprizës, Visi u emocionua teksa iu servir një pjatë me japrakë. Vetëm nga shija dhe aroma, ai tregoi menjëherë se e kishte kuptuar kush i kishte përgatitur, duke thënë se njihte dorën e nënës së tij.

Pak çaste më vonë, surpriza u bë edhe më e veçantë kur në fermë hyri nëna e tij. Takimi mes tyre u shoqërua me përqafime, emocione dhe batuta, ndërsa ajo e siguroi se jashtë çdo gjë po shkon mirë dhe familja po e ndjek me krenari.