KreuCelebrity

Përfundon rrugëtimi i Fabjolës në “Ferma VIP”, publiku vendos largimin e saj

Përfundon rrugëtimi i Fabjolës në “Ferma VIP”,
Fabjola nuk do të jetë më pjesë e “Ferma VIP”, pasi publiku ka votuar për largimin e saj nga formati.

Vendimi u komunikua gjatë spektaklit live nga Arbana Osmani, pas një televotimi që u hap disa ditë më parë. Situata erdhi pas tensioneve të krijuara në shtëpi dhe gjuhës së përdorur nga fermerja ndaj moderatores.

Televotimi ishte iniciuar nga Agai, i cili ndërhyri pas incidentit që shkaktoi debat të madh mes banorëve dhe publikut.

Pas shpalljes së rezultatit, Fabjola e pranoi vendimin duke u shprehur se nuk kishte arritur të tregonte anën më të mirë të saj dhe falënderoi publikun për mbështetjen.