Brikena Selmani ishte e ftuar mbrëmjen e së premtes në emisionin Goca dhe Gra, ku ndau më shumë detaje rreth eksperiencës së saj në Big Brother VIP Albania, raportit me Mateo dhe planeve të saj pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Brikena u shpreh se i ka ardhur keq që është eliminuar para Rogertit, pasi besonte se do të shkonte më larg në garë.
“Më ka ardhur keq që kam dalë para Rogertit, sepse kam menduar se e mira në fund fiton. Por kur dola jashtë kuptova se publiku më ka mirëpritur njësoj si të isha finaliste”, tha ajo.
Ajo foli edhe për paragjykimet që mund të ketë hasur për shkak të pamjes apo mënyrës së të veshurit, duke theksuar se ka dashur të tregojë karakterin e saj të vërtetë.
“Pavarësisht pamjes dhe veshjes time, kam treguar se jam ky person dhe se veshja nuk e bën njeriun. Nuk ka asgjë të keqe nëse kërcen apo vishesh. Kam dashur të tregoj karakterin tim dhe jo atë Brikenën e lazdruar”, u shpreh ajo.
Në intervistë, Brikena komentoi edhe marrëdhënien me Mateon, me të cilin po vazhdon romancën edhe jashtë formatit.
“Kur vi në Tiranë, jam në prezencë të Mateos. Ndihem shumë mirë me Mateon dhe shpresoj më të mirën dhe të mos ndahemi. Nuk do doja ta mendoja fare ndarjen me të”, tha Brikena.
Në fund, ish-banorja la të kuptohet se mund ta shohim së shpejti në ekran, duke zbuluar se pas përfundimit të Big Brother ka marrë oferta të shumta.
“Kam pasur shumë oferta pas Big… ndoshta mund të më shihni në televizion”, përfundoi ajo, pa dhënë më shumë detaje.
