KreuCelebrity

Pas fjalës së rëndë ndaj Arbanës, publiku vendos të largojë Olën nga Ferma Vip

Pas fjalës së rëndë ndaj Arbanës, publiku vendos

Mbrëmja e djeshme në Ferma VIP u shoqërua me emocione dhe tension, teksa publiku vendosi që Fabjola të largohej përfundimisht nga gara.

Vendimi u bë publik nga moderatorja Arbana Osmani, e cila njoftoi rezultatin e televotimit masiv gjatë spektaklit live.

Fabjola ndodhej në televotim që prej ditës së martë, pasi Agai kishte marrë një vendim drastik ndaj saj, pas sjelljeve të konsideruara të papërshtatshme dhe fjalës ofenduese që fermerja i drejtoi moderatores Arbana Osmani.

Pas shpalljes së rezultatit, reagimi i Olës ishte i menjëhershëm. Ajo u shpreh:

“Vendim i drejtë. Unë nuk ja dola të jepja gjënë e bukur. Kanë bërë gjënë e duhur. Faleminderit për votat.”

Largimi i Fabjolës ka shkaktuar reagime të shumta edhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit e formatit kanë ndarë mendime të ndryshme lidhur me vendimin e publikut dhe situatat e fundit të krijuara brenda fermës.