KreuBusull

15-vjeçari përplas qëllimisht makinën e policisë në Vlorë, plagoset një efektive

15-vjeçari përplas qëllimisht makinën e policisë

Një i ri 15-vjeçar ka përplasur qëllimisht një automjet policie në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, duke lënë të plagosur një efektive.

Ngjarja ndodhi pasi adoleshenti nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe u largua me shpejtësi nga zona e Çoles, duke u vënë në ndjekje nga forcat e rendit. Gjatë përpjekjes për ta ndaluar, ai goditi makinën e policisë, e cila si pasojë u përmbys.

Nga përplasja, një punonjëse policie mbeti e lënduar dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Në incident u përfshi edhe një automjet tip “Benz”, por pa persona të dëmtuar.

I mituri është shoqëruar në komisariat, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Tags:

vlore