KreuBusull

Tim Cook apel për më pak ekran dhe më shumë jetë reale: “Lëreni telefonin, dilni jashtë”

Tim Cook apel për më pak ekran dhe më shumë jetë reale:
Drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook, ka bërë një thirrje të qartë për përdoruesit që të reduktojnë kohën e kaluar në telefon dhe të shkëputen nga “scroll-i” i pafund. Sipas tij, është shumë e lehtë të humbasësh në ekran, duke lënë pas momentet reale dhe lidhjet njerëzore.

Cook theksoi se teknologjia nuk duhet të zëvendësojë ndërveprimet e vërteta, duke shtuar se njerëzit nuk duhet të fokusohen më shumë te smartphone-i sesa te personat që kanë përballë.

Në mesazhin e tij, ai inkurajon një qasje më të balancuar ndaj përdorimit të teknologjisë, duke ftuar njerëzit të dalin jashtë, të shijojnë natyrën dhe të rikthehen te përjetimet e drejtpërdrejta në jetën e përditshme.