KreuBusull

Efekti i fshehur i Ozempic: Çfarë nuk po ju thonë për humbjen e peshës

Efekti i fshehur i Ozempic: Çfarë nuk po ju thonë për

Ozempic, medikamenti i njohur fillimisht për trajtimin e diabetit të tipit 2, po përdoret gjithnjë e më shumë si mjet për humbjen e peshës. Ky ilaç ndihmon në uljen e ndjenjës së urisë dhe rrit ndjesinë e ngopjes, duke bërë që shumë persona të konsumojnë më pak ushqim gjatë ditës. Si rezultat, humbja e peshës është më e lehtë, sidomos kur kombinohet me dietë dhe aktivitet fizik.

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, nutricionistja Albana Daka shpjegoi efektet e Ozempic dhe ilaçeve të tjera për dobësim. Ajo tha:

“Efekti kryesor që jep ky medikament është ulja e ndjenjës së urisë dhe ngadalësimi i zbrazjes së stomakut. Kjo bën që sasia e ushqimit të jetë më e vogël dhe pas disa kohësh kjo përkthehet në humbje peshe. Sot kemi dy lloje medikamentesh, semaglutid dhe tirzepatidi, të cilat përdoren nga OBSH për trajtimin e mbipeshës dhe obezitetit, pasi obeziteti është klasifikuar si sëmundje dhe kërkon trajtim medikamentoz.”

Kur u pyet nëse Ozempic ndryshon metabolizmin apo vetëm stilin e jetës, Albana Daka shtoi:

“Varet nga receptorët që veprojnë. Biem nga pesha sepse ulet sasia e ushqimit që konsumojmë.”

Ky shpjegim tregon se ilaçet për dobësim nuk janë thjesht “magi e humbjes së peshës”, por ndikojnë direkt në mënyrën se si trupi ndjen urinë dhe ngopjen, duke lehtësuar humbjen e kilogramëve.

 

Tags:

ozempic