KreuBusull

Tragjedi në Tiranë! Autoboti i UKT-të përplas për vdekje gruan

Tragjedi në Tiranë! Autoboti i UKT-të përplas për

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur këtë mëngjes në kryeqytet. Një aksident tragjik i ka marrë jetën një gruaje e cila është pëplasur nga një autobot i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë. 

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë tepër e fortë, duke bërë që viktima të përplasej në asfalt me pasoja fatale. Fatkeqësisht, ajo ka ndërruar jetë në vendngjarje, pa mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Menjëherë pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ekipet e urgjencës mjekësore. Pavarësisht përpjekjeve të tyre, nuk ka qenë e mundur të bëhej asgjë për të shpëtuar jetën e gruas.

Ngjarja e rëndë është regjistruar pranë Gjykatës Civile të Tiranës, një zonë me qarkullim të lartë, çka ka shtuar edhe më shumë shqetësimin për sigurinë rrugore. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë për këtë tragjedi.