KreuBusull

Dhurata që festojnë dashurinë

Asnjë dhuratë nuk merr atë kuptim sesa ato që falni për ditën e Shën Valentinit. Ju mund të zgjidhni dhurata klasike si: bizhuteri, lule dhe çokollata, por edhe disa më të personalizuara që celebrojnë dashurinë tuaj.

Dhurata që festojnë dashurinë

Varëse çelësash

Dhuratat e vogla shpesh kanë më shumë kuptim sesa ato që kushtojnë. Ndaj zgjidhni të dhuroni një varëse çelësash e cila ka një simbolikë e cila ju bashkon. Mund të jetë një zemër e ndarë përgjysmë, të cilën ta ndani mes jush, apo ndonj aksesor tjetër i cili ka në domethënie të rëndësishme për jetën tuaj në çift. 

Dhuro një IQOS

Nëse do një alternativë më të mirë, konsidero të dhurosh një pajisje IQOS ILUMA tek duhanpirësit e rritur. Ajo është një zgjedhje më e mirë për ata duhanpirës që kërkojnë të kalojnë në një alternativë pa tym, duke shënuar një hap drejt mirëqenies të partnerit. Kjo dhuratë reflekton një angazhim për ndryshim, për një fillim të ri si në çift dhe në jetë.

Lule & çokollata

Nëse nuk jeni nga ata që dhuroni çdo ditë lule kjo është një ditë për të manifestuar dashurinë. Zgjidhni një buqetë me trëndafila të kuq ose lulet që pëlqen ajo, si tulipanë, margarita ose krizantema, të shoqëruara nga një kuti e madhe çokollatash. Kjo është një formë për t’i rikujtuar asaj ndjenjat që ke për atë.

Estetika

Nëse ajo ‘vdes” për parfumet dhe trajtimet estetike, mos u mendoni dy here. Zgjidhni një aromë dedikuar asaj, nga ato që transmetojnë joshjen dhe sensualitetin, si një përzierje shafrani dhe jasemini, ose me bazë agrume dhe drurorësh. Pa harruar edhe setin e saj të preferuar të bukurisë me kremra dhe serume luksoze.

Dhurata që festojnë dashurinë

 

Mesazhe

Shtojini kompletit të filxhanëve tuaj një ose dy, pra nga një për secilin. Zgjidhni një mesazh që ju e doni fort, apo një mesazh që doni dhe ‘gdhendeni” mbi sipërfaqe në mënyrë që të kujtoni dashurinë tuaj në çdo moment të ditës. Ose mund të printoni një mesazh mbi t-shirt që sa herë ta vishni të ndjeni përqafimin e njëri – tjetrit.

Tags:

iqo dhurata