
Mediat iraniane kanë raportuar se, përveç Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei, jetën e kanë humbur edhe tre anëtarë të afërt të familjes së tij.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars dhe mediave të tjera pranë shtetit iranian, e bija e Khameneit, bashkëshorti i saj si dhe mbesa e liderit suprem kanë ndërruar jetë si pasojë e sulmeve të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.
Raportimet theksojnë se lajmi është konfirmuar pas verifikimeve me burime brenda familjes së Khameneit, duke e bërë edhe më të rëndë bilancin e humbjeve pas zhvillimeve të fundit dramatike në vend.
