KreuBusull

I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në

Ngacmimi i gruas së autorit G.B., nga Egli Pashollari dyshohet se është bërë shkak për vrasjen me thikë të 31-vjeçarit pasditen e të premtes në zonën e ish-Parkut në Tiranë.

Sipas burimeve të policisë, bashkëshortja e autorit, e cila punon shitëse në një market në afërsi të vendit ku ndodhi krimi, i ka treguar burrit për ngacmimet e Pashollarit.

G.B., bashkë me gruan dhe një tjetër person rreth orës 15:40 u konfliktuan me 31-vjeçarin, ku dhe e goditën me thikë për vdekje.

Pas ngjarjes ata janë larguar me makinën e autorit dhe pasi e kanë braktisur kanë marrë taksi për në banesën e tyre në zonën e Sharrës. Pasi kanë shkuar në shtëpi, autori është arratisur, dhe tashmë ndodhet në kërkim nga policia.

Gruaja e tij është marrë në pyetje dhe ka thënë se viktima e ngacmonte shpeshherë dhe nuk e linte rehat. Ajo nuk është arrestuar nga policia.

Në pyetje janë marrë edhe prindërit e autorit, të cilët kanë dhënë të njëjtin version si gruaja.