
Për vite me radhë, influencer marketing u konsiderua si rruga më e shpejtë drejt audiencës. Ishte një strategji e drejtpërdrejtë: markat paguanin për të hyrë në komunitetin e krijuar nga dikush tjetër dhe shpresonin që ky ekspozim të kthehej në besim dhe shitje.
Rruga e shkurtër drejt suksesit
Bashkëpunimet me profile të mëdha garantonin shikueshmëri të menjëhershme.
Akses i paguar në audiencë
Ndjekësit nuk ishin të markës, por të influencerit. Marrëdhënia ishte e huazuar, jo e ndërtuar.
Besim i supozuar, jo i fituar.
Ideja ishte që ndikimi i figurës publike do të mjaftonte për të bindur konsumatorin.
Sot, në platforma si Instagram dhe TikTok, publiku është më kritik dhe më i ndërgjegjshëm. Postimet e paguara dallohen lehtë dhe angazhimi nuk është më ai i dikurshmi.
Çfarë po ndodh tani?
Markat po zhvendosen drejt ambasadorëve realë, përdoruesve autentikë dhe marrëdhënieve afatgjata. Fokusi po kalon nga vëmendja e shpejtë te besimi i qëndrueshëm.
Modeli po ndryshon:
Nga “marrje me qira e audiencës”
Tek “ndërtim i besimit dhe asociimit”.
Brandet nuk po kërkojnë më njerëz që “dinë të shesin”. Po kërkojnë njerëz që jetojnë me produktin. Që e përdorin. Që e zgjedhin. Që e përfshijnë në rutinë.
Kështu lindi kalimi:
Influencer Marketing → Ambassador Marketing
Jo promovim. Por prezencë e vazhdueshme.
Besimi ndërtohet kur produkti:
– Futet natyrshëm në rutinë
– Përputhet me stilin & vlerat
– Ndihet i njohur, jo i imponuar
– Shfaqet vazhdimisht
– Ndihet i zgjedhur, jo i sponsorizuar
Çfarë është realisht një “ambassador” sot?
Jo celebrity. Jo një postim i vetëm. Por një creator që funksionon si zgjatim i ekipit të brandit.
UGC + storytelling + volum.
Qëllimi nuk është të bëhesh viral. Qëllimi është prani e përsëritur dhe e besueshme brenda botës së dikujt. Kur besimi akumulohet, ai konverton.
Influencer marketing nuk po zhduket, por po transformohet. Dhe e ardhmja duket se i përket autenticitetit.
Klea Qoku - BORDO
