Një ngjarje tronditëse ka ndodhur paraditen e kësaj te enjteje në kryeyqytet, ku një person ka tentuar të grabisë një bankë të Nivelit të Dytë në Tiranë.
Autori ka hyrë në bankë i armatosur ku dhe ka qëlluar një herë në dyshimeve me kallashnikov e më pas ka tërhequr një shumë të konsiderueshme parash. Autorit i është sekuestruar një çantë shpinë e cila ka shërbyer për të futur paratë.
Pas kontrolleve në çantën në fjalë u gjetën 20 milionë lekë të vjetra.
Burime për Top Channel bëjnë e dije se 58-vjeçari është një sipërmarrës në fushën e ndërtimit, ndërsa ka qenë i proceduar disa herë pas denoncimeve nga klientët për mosshlyerje pagesash.
Dyshohet se ai ka borxhe të pashlyera, dhe për këtë qëllim ka ndërmarrë këtë akt.

E gjithë kjo grabitje ka qëlluar e pafat për B.F për shkak se ai është arrestuar menjëherë nga policia pas daljes nga banka.
Këto janë dhe pamjet e arrestimit të 58-vjeçarit.
