KreuBusull

Moti kapriçoz: Vranësirat dhe reshjet rikthehen në vend!

Moti kapriçoz: Vranësirat dhe reshjet rikthehen në vend!

Sipas SHMU-së, edhe sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti do të paraqitet me vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa nga orët e mesditës do të ketë alternime kthjellimesh. Reshje të herëpashershme shiu me intensitet kryesisht të ulët parashikohen në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në relievet malore priten shtrëngata të shkurtra.

Gjatë mesditës dhe pasdites, reshjet do të dobësohen gradualisht në territor, duke mbetur vetëm në zonat malore dhe në rënie graduale. Në Alpe dhe relievet e larta mbi 1000-1100 metra në verilindje-juglindje do të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.

Era do të fryjë nga verilindja-veriperëndimi me shpejtësi mesatare 6 m/s, duke u përforcuar deri në 10 m/s në luginat dhe zonat malore.

Në det, valëzimi do të jetë i lehtë, me forcë 1-2 ballë.