KreuBusull

Shuhet familja shqiptare në Itali: Katër viktima nga helmimi me monoksid karboni

Shuhet familja shqiptare në Itali: Katër viktima nga helmimi me

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Rughi, provinca Lucca, Itali. Katër jetë janë shuar papritmas nga helmimi me monoksid karboni, duke lënë pas vetëm dhimbje dhe boshllëk.

Babai, A.K., 48 vjeç, bashkëshortja e tij J.K., 43 vjeç, djali H.K., 22 vjeç, dhe vajza e vogël Xh.K., 15 vjeçe, u gjetën të pajetë në banesën e tyre, ku tavolina ishte ende e shtruar dhe gjithçka dukej si një moment normal të familjes.

Ka shpëtuar, por ndodhet në gjendje kritike, një person i pestë: bëhet fjalë për vëllain e kryefamiljarit, i cili kishte mbërritur në vendngjarje pasi ata nuk po i përgjigjeshin telefonit. Duke u përballu kështu me pasojat e gazit toksik që e goditi kur po përpiqej të shpëtonte të afërmit e tij.

Disa nga forcat e rendit u ekspozuan gjithashtu ndaj monoksidit, por fatmirësisht pa pasoja të rënda.

Hetimet e autoriteteve italiane po vazhdojnë, ndërsa dyshimet kryesore lidhen me një defekt në sistemin e ngrohjes.