KreuBusull

3 libra që duhet t'i lexoni patjetër këtë fillim viti!

Bionde 

Autori: Joyce Carol Oates - Çmimi: 2000 lekë 

Ajo ishte ëndrra e çdo burri, por realiteti i askujt. Para se bota ta njihte si Marilyn Monroe, ajo ishte Norma Jeane Baker: një vajzë e ndjeshme, e vetmuar, me një etje të pashuar për dashuri, vëmendje dhe një vend ku të ndihej e sigurt. Në këtë roman magjepsës, Joyce Carol Oates imagjinon me guxim jetën e brendshme të një prej ikonave më të mëdha të shekullit të kaluar, duke e shndërruar mitin në një histori të thellë njerëzore. Një roman epik dhe i dhimbshëm për identitetin, iluzionin dhe dëshirën që të tjerët të të duan për atë që je. 

3 libra që duhet t'i lexoni patjetër këtë fillim viti!

 

Anima 

Autori: Wajdi Mouawad – Çmimi: 1500 lekë 

Një grua shtatzënë, e masakruar dhe e përdhunuar gjendet në shtëpinë e saj. Dëshmitari i vetëm i ngjarjes është macja. Kjo skenë shfaqet para syve të Uash Debshit një mbrëmje, kur sapo ishte kthyer nga puna. I verbuar nga dhimbja dhe etja për hakmarrje, ai niset në kërkim të gjurmëve të vrasësit, por në përpjekje për të kuptuar të keqen, zhytet në një botë tjetër. Në këtë aventurë, i shoqëruar nga miqtë besnikë, kafshët, të cilat mund të shohin në brendësi të shpirtit, nis e  zbulohet drama e tij e jetës që fillon nga koha e fëmijërisë.  

 

Indiferentët

Autori: Alberto Moravia - 1400 lekë 

Romani "Indiferentët" është një pasqyrë therëse e shoqërisë borgjeze në krizë. Në këtë vepër të parë, Alberto Moravia na prezanton me një botë ku emocionet janë të plogëta dhe morali e ka humbur kuptimin. Përmes historisë së familjes Ardengo, Mariagracias, Karlës, Mikeles dhe Leos, Moravia eksploron boshllëkun shpirtëror, hipokrizinë dhe indiferencën e klasës së mesme italiane të viteve 1930. Një vepër e fuqishme dhe e drejtpërdrejtë që ende vazhdon të sfidojë lexuesin me pyetje për ndërgjegjen, zgjedhjet dhe qëllimet e jetës.