KreuBusull

Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat...

 

Për ditën e sotme (27 janar) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.

Në orët e mesditës në jugperëndim të vendit reshje lokale shiu me intensitet të ulët

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s.

Deti do të jetë me valëzim të forcës 2-3 ballë.