KreuCelebrity

"Humba 300 mijë euro" rrëfimi shokues i ish-banorit të Big Brother mbi varësine e lojërave të fatit!

"Humba 300 mijë euro" rrëfimi shokues i ish-banorit të

Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Seno Fishta, i ftuar së fundmi në emisionin “S’e Luan Topi” me Erjona Rusin, ka hapur zemrën për jetën e tij private, marrëdhëniet familjare dhe periudhën e varësisë nga lojërat e fatit.

Gjatë intervistës, Seno u shpreh se marrëdhëniet familjare shpesh janë testuar nga sfida të ndryshme. “Ka qenë gjithmonë shembulli se si duhet të jenë femrat shqiptare. Edra ka qenë gjithmonë për familjen, për mua është një model. Por emigracioni krijon presion, jo vetëm për ne, por për shumë familje shqiptare,” tha ai, duke theksuar se ndikimi i faktorëve të jashtëm ka ndikuar në marrëdhëniet e tyre.

I pyetur nëse debatet me partneren kishin lidhje me varësinë e tij ndaj lojërave të fatit, Seno sqaroi se kjo nuk kishte qenë arsyeja kryesore, edhe pse loja e fatit kishte qenë pjesë e jetës së tij të hershme. “Lojërat e fatit i kam pasur para se të largohesha nga Shqipëria. Ka qenë vetëm në Shkodër, një periudhë 6-7 vjeçare. Shkoja çdo ditë dhe kam patur humbje rreth 300 mijë euro,” rrëfeu ai. Seno shtoi se mbështetja e xhaxhait së tij ka qenë kyçe për të dalë nga kjo periudhë e vështirë, dhe se pas largimit nga vendi nuk ka pasur më probleme me lojërat e fatit.

Ai gjithashtu pranoi se në familje ka pasur momente të tensionuara dhe se shpesh vetë distancohej për të shmangur debatet para fëmijëve. “Ka pasur shumë tentativa për ribashkim, por fillonte ndonjë debat dhe nuk donim që fëmijët të ishin dëshmitarë. Faji ka qenë gjithmonë i imi,” tha Seno me sinqeritet.

Ai u shpreh se ka mësuar shumë nga këto eksperienca dhe se tani fokusohet në jetën familjare dhe projekte të reja, duke treguar se edhe pas periudhave të errëta, ka vend për rikthim dhe reflektim.