Debati mes Mateo-s dhe Mirit ka shpërthyer sërish në Big Brother. Dy konkurrentët kanë patur një konfrontim gati në fizik, duke hedhur akuza të ashpra dhe fjalë ofenduese ndaj njëri-tjetrit.
Shkëndija e konfliktit duket se ka nisur nga temat personale, përfshirë historinë e Mateo-s me Brikenën, ku Miri nuk ka hezituar të ngacmojë. Në një moment, Mateo u përgjigj ashpër:
"I shpifur, sa i pështirë që je, njeri i fëlliqur. Mu largo nga rruga. Sa i shëmtuar që je në shpirt."
Përplasjet e tyre nuk kanë munguar që nga fillimi i lojës, duke i bërë ata rivalë të hapur brenda shtëpisë. Tani, të ndarë në grupe dhe në garë për çmimin prej 100 mijë eurosh, tensioni mes Mateo-s dhe Mirit duket se nuk do të shuhet shpejt.
View this post on Instagram
