Juela dhe Mateo kanë ndërtuar një raport shoqëror brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Banorja mban gjithashtu një miqësi të ngushtë me Brikenën, e cila vite më parë ka pasur një njohje me Mateon.
Gjatë një bisede mes Juelës, Brikenës dhe Kristit, ky i fundit e pyeti Brikenën për situatën mes dy banorëve. Ajo u shpreh se si Juela, ashtu edhe Mateo, janë beqarë dhe plotësisht të lirë për të vepruar sipas dëshirës së tyre. Brikena theksoi gjithashtu se Juela zë një vend të veçantë në zemrën e saj dhe se, pavarësisht dinamikave të krijuara brenda shtëpisë, miqësia mes tyre do të vijojë edhe pas përfundimit të “Big Brother VIP”.
Pjesë nga biseda:
Kristi: Po sikur Juela të kishte një gjë me Mateon, do mërziteshe?
Juela: O Zot, nuk besoj
Brikena: Unë ja thashë edhe kësaj, ta thashë edhe më herët ty
Juela: Nuk dua absolutisht
Brikena: Unë personalisht e kam shprehur, e kam thënë që nuk kam pëlqim për Mateon. Përderisa Juela është beqare, Mateo është beqar, e kanë gjithë të drejtën dhe lirinë e botës me bërë ça të duan. Unë kurrë nuk kam shkuar te Juela me i thënë ‘pse po flet, ça po bën, pse s’po bën’. Gjithkush e ka lojën e vet këtu, ajo ka lojën e vet, unë kam lojën time. Unë kam thënë, Juela si person ka një vend të veçantë tek unë. Unë e di që jashtë “Big Brother” do bëhem shoqe me Juelën, se më pëlqen si person. Por që për lojën, edhe me ja dasht të mirën një personi, nuk i them bëj kështu. Duhet me qenë i lirë me bërë ça të dojë ajo, unë në asnjë moment nuk kam për ti thënë pse e bëre, pse se bëre.

